Search
Close this search box.

Kryedrejtori policor i Shqipërisë Nano takoi në SHBA shefin e FBI-së dhe zyrtarin e DEA-s

Shpërndaje

Zoti Wray i konfirmoi gjithashtu mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Me gradën “Drejtues Madhor” Gledis Nano, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është pritur në Uashington nga Shefi i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.

Policia njoftoi se në takimin Wray-Nano është theksuar përforcimi edhe me këtë vizitë i marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit dhe qeverisë amerikane.

Shefi i FBI-së Christopher Wray sipas njoftimit, përgëzoi Drejtorin Nano për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Zoti Wray i konfirmoi gjithashtu mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

“Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë”-njoftoi policia.

Drejtori Nano gjatë vizitës disaditore në Uashington është takuar gjithashtu me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane.

Zoti Nano bisedoi me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit./illyria

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme