Kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Ukrainë nga pushtimi rus duke thënë se sado që po na u copëtohet zemra, NATO s’mund të intervenojë në këtë luftë.
Sipas saj, NATO nuk mund të rrezikojë në një përshkallëzim në të gjithë Evropën.
“Por – po e them këtë po aq qartë: NATO nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë në këtë luftë. Në fund të fundit, askush nuk mund të dëshirojë rrezikun që rezulton nga përshkallëzimi i pakufishëm në të gjithë Evropën. Ne jemi dakord me partnerët tanë për këtë. 2/3”, shkroi ajo në një cicërimë në Twitter.
Ajo shtoi se nuk kishte asnjë arsye për pushtimin rus të Ukrainës, përveç përpjekjes agresive të një njeriu për pushtet.
“Nuk kishte asnjë arsye për këtë luftë – përveç përpjekjes agresive të një njeriu për pushtet. Por nuk është mirë kur bastisni më të dobëtit, bombardoni qytete, lini fëmijët të vdesin. Është përgjegjësia jonë të mbajmë një qëndrim vendimtar kundër tij. 1/3”, tha ajo.
Es gab keinen Grund für diesen Krieg – außer dem aggressiven Machtstreben eines Mannes. Aber es ist keine Größe, wenn man Schwächere überfällt, Städte bombardiert, Kinder sterben lässt. Unsere Verantwortung ist es, dem entschieden entgegenzutreten. 1/3
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) March 4, 2022