Search
Close this search box.

Kriza e Ukrainës dhe efektet te Kosova

Shpërndaje

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia si dhe anëtari kroat dhe ai boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, që të njohë si entitete të pavarura dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.

Deputeti i LVV-së Haki Abazi thotë se Kosova tashmë është e ditur se është rreshtuar krahë shteteve perëndimore në mbështetje të integritetit të Ukrainës.

Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Kosovë është e pozicionuar drejtë në aleancën e NATO-s.

“Por ne duhet të jemi të përgatitur që të mbrojmë interesat e shqiptarëve në Ballkan karshi Serbisë. Na duhet një vigjilencë në aspektin e sigurisë. Në momentin kur futemi në NATO aty përfundon gjithçka”, deklaroi Abazi, përcjell Telegrafi.

Deputeti i shumicës thotë se duhet mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë në mënyrë që të jemi në koordinim të plotë me praninë e NATO-s.

“Nuk është çështje e frikës e as alarmit por të përgatitemi dhe të analizojmë skenarët”, tha Abazi.

Gjenerali i pensionuar Fadil Hadërgjonaj thotë se pasojat e konfliktit në Ukrainë do të jenë globale përfshirë edhe Ballkanin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia ka ndikim në rritje në Serbi dhe te serbët në Bosnje. Tashmë po shihet se janë shterur aktivitetet diplomatike”, deklaroi Hadërgjonaj.

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në raport me konfliktin në Ukrainë.

“Institucionet duhet të kërkojnë nga qytetarët që të mos përfshihen në ndonjë luftë të mundshme në Ukrainë. Ka potenciale të njerëzve që janë të gatshëm të bashkëngjiten në konflikte të tilla jashtë vendit. Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se Kosova futet në ndonjë luftë vetëm përmes FSK-së”, deklaroi Gashi.

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirlind Behluli thotë se kriza në Ukrainë mund të ketë disa efekte në Kosovë.

“E para janë sulmet kibernetike. Mund te këtë rikthim të trazirave në veri. Mund të ketë rikthim të trazirave në Mal të Zi dhe Bosnje. Rusia shfrytëzon dy grupe të popullsisë: etnia që lidhet me sllavët dhe aspekti fetarë ortodokse”, deklaroi tutje Behluli.

Gjatë thellimit të krizës në Ukrainë, Kosova, në disa raste, ka deklaruar se i ofron mbështetje Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se i vë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njësitë e caktuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast se është e nevojshme./Telegrafi/

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme