Search
Close this search box.

Nuk e njeh pavarësinë, por Rusia vendos Kosovën në hartat e saj

Shpërndaje

Kufijtë e Kosovës në hartat ruse. Edhe pse Moska nuk e njeh pavarësinë e shtetit më të ri të Evropës, duket se në hartat në përdorim të ushtrisë i ka përshkruar me vija të pandërprera kufijtë e Kosovës.

Kjo konstatohet në videot e postuara nga Ministria e Mbrojtjes herë pas herë, ku zëdhënësi Igor Konashekov raporton mbi ecurinë e atij që Rusia e quan “operacion special”, por që praktikisht është një pushtim i Ukrainës.

Agresioni rus nisi menjëherë pasi Putin dhe Duma ruse njohën si të pavarura dy të ashtuquajtura Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut. Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe këtë e bëri duke hequr krahasime me Kosovën. Vetë Presidenti Putin tha se disa ditë më parë se Bota duhet të njohë Krimenë si pjesë territoriale të Rusisë, pasi është rast i ngjashëm me Kosovën.

“Ajo që të gjithë duhet të bëjnë, është që të njohin vullnetin e popullit që jeton në Sevastepol dhe Krime. Unë e kam thënë shumë herë, përse qenka ndryshe kjo shprehje e vullnetit nga ajo që ndodhi në Kosovë? I vetmi ndryshim është se vendimi aty erdhi nga parlamenti, ndërsa këtu kishim një referendum popullor. Më lejoni ta theksoj sërish këtë: Askush nuk mund t’i detyrojë njerëzit që të shkojnë e të votojnë nën kërcënimin e armës”, tha Putin, të martën e kaluar.

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme