Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është koha që Kosova të pranohet në NATO.
Përmes Twitter-it ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh në Evropë se Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë. Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”, shkruan Torres.
Se Kosova dhe Amerika kanë miqësi të madhe Torres e theksoi edhe gjatë urimit të tij për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve theksoi se Kosova është një demokraci në rritje, në zemrën e së secilës SHBA-të kanë një vend të veçantë.
“Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë. Kosova është një partneri dhe shok i besueshëm i SHBA-së dhe dy shtetet do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku të fortë në avancimin e parimeve demokratike…”, tha ai.
Më tej, kongresmeni theksoi “Me krenari qëndroj para jush për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një prej shteteve më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorët më të keq në shekullin e XX, Kosova po ndërton një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara kanë një vend të veçantë.
Me të vërtetë, SHBA-të nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të.
Mbështetja e Torres për anëtarësimin e Kosovës në NATO vjen disa ditë pasi ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj kishte përsëritur kërkesën që vendi ynë në anëtarësohet në aleancën e NATO-s, pas luftës në Ukrainë. /Telegrafi/
The United States has no greater ally in Southeastern Europe than Kosovo, which was among the first countries to accept Afghan refugees.
The time has come for Kosovo to be admitted into NATO. https://t.co/IQsEVMrbc5
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) March 5, 2022