Udhëheqësit e Kongresit amerikan kanë arritur një marrëveshje dypartiake për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për Ukrainën.
Financimi do t’i bashkëngjitet një pakete të gjerë shpenzimesh qeveritare që pritet të kalojë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Madhësia e paketës së Ukrainës është dukshëm më e lartë se ajo që kishte kërkuar Shtëpia e Bardhë.
Përafërsisht gjysma e parave do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ekonomike, ndërsa gjysma tjetër do të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës dhe vendeve fqinje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se sapo ka folur me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin, të cilën e falënderuar për mbështetjen. /Telegrafi
Talked to @SpeakerPelosi. Thanked for the help in countering aggression, for ?? leadership in international pressure on Russia. Informed about the humanitarian crisis caused by the aggressor. Further steps in support of ?? were discussed. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 9, 2022