Search
Close this search box.

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Durrës

Shpërndaje

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në një pulari në Durrës. Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Autoritetet nisën hetimin menjëherë sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mori sinjalizimin për ngordhje të pulave.

“Gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ligjzbatuese ka nisur me një hetim të thelluar epidemiologjik menjëherë sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave. Analizat e njëpasnjëshme, në ditë të ndryshme, në kampione të ndryshme, në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës”, njofton ministria.

Ministria sqaron se hetimi epidemiologjik tregon për rast të izoluar.

“Është vendosur karantinimi, udhëzuar për masat e sigurisë dhe higjenës që duhet të zbatohen, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre”, thuhet në tej në njoftim.

Autoritetet nënvizojnë se virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit. Sugjerohet që produketet e mishit të pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme