Search
Close this search box.

Kancelari gjerman pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor para 23 qershorit

Shpërndaje

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se do të udhëtojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, përkatësisht më 23 -24 qershor.

Scholz para deputetëve gjermanë tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë aspirata për anëtarësim në BE dhe BE-ja duhet t’i përmbahet zotimeve të saj për rajonin.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare. Mbajtja e zotimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë.

Derisa Kancelari Scholz shprehet pro integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti francez Macron ka shfaqur edhe njëherë skepticizimin e tij që gjashtëshja ballkanike të jetë pjesë e unionit.

Franca aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të BE-së, dhe një samit i liderëve BE-Ballkan Perëndimor do të mbahet pikërisht me  23 qershor kur edhe mbahet takimi i Këshillit të BE-së.

Franca është një nga shtetet skeptike edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe në presidencën e saj gjashtë mujore s’e ka shtyrë përpara çështjen e vizave në Këshill.

Në anën tjetër, Kancelari gjerman Olaf Scholz, në takimin që ka pasur në Berlin me kryeministrin Kurti u shpreh se do të angazhohet personalisht në takimet me liderët evropianë që Kosovës t’i hiqen vizat.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme