Search
Close this search box.

Izraeli i interesuar për të forcuar lidhjet dhe për investime në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esaëi Frej.

“Kryeministri i uroi mirëseardhje në këtë vizitë zyrtare, njëherit vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë. Kryeministri shprehu falënderimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli” thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit, Frej ka theksuar “se për shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme që të mbajë e forcojë lidhjet me Republikën e Kosovës:.

“Ai i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit izraelit, Naftali Bennett” vazhdon njoftimi.

Sipas Qeverisë, në takim u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, si dhe u bisedua për mundësitë konkrete.

“Ministri Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit në aspekt ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë. Ne jemi të hapur për mundësi të reja dhe së bashku do të arrijmë suksese, tha ministri Frej” bën të ditur qeveria.

Ndërsa, Zyra e Kryeministrit Kurti bën të ditur se shefi i qeverisë është shprehur mirënjohës për gatishmërinë për bashkëpunim.

”Ai theksoi potencialin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), duke veçuar digjitalizimin si një nga objektivat në programin e Qeverisë.Duke folur për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura, kryeministri theksoi se Qeveria synon ndërthurjen e rritjes ekonomike me drejtësi sociale. Ai tha se rritja ekonomike prej 10,53%, do të shpërndahet te qytetarët, nëpërmjet masave si këto të sotmet. Rritjen që e arrijmë bashkë do ta shpërndajmë te të gjithë, tha kryeministri” theksohe në komunikatën e ZKM.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vizitës së delegacionit të shtetit të Izraelit dhe projektet e bashkëpunimit të iniciuara në mes të dy vendeve, Ministri Krasniqi veçoi marrëveshjet për binjakëzimin e tre komunave të Izraelit dhe tre komunave të Kosovës, si dhe ndihmën për spitalin pediatrik dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Ai tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumëta dhe se ato do të konkretizohen në plane të përbashkëta, thekson qeveria

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Create a free account

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme