Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha se duhet të rritet besimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se kjo duhet bërë me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lënë pas. Rusia gjithashtu po destabilizon në këtë rajon. BE-ja më në fund duhet të mbajë premtimet e saj. Fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë + Maqedoninë e Veriut + liberalizimin e vizave për Kosovën”, ai postoi në Twitter.
Ai tha gjithashtu se edhe Ukraina ka nevojë për shpresë dhe besim nga BE-ja, duke thënë se Evropa Lindore nuk është aneks, por i përket Evropës.
Roth, i cili aktualisht është në krye të Komisionit për Punë të Jashtme, ka folur vazhdimisht për interesat e Kosovës si ministër, ndërsa shpesh në fjalimet e tij ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave.