Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur të enjten në Kosovë për një vizitë familjare, kanë konfirmuar nga Gjykata Speciale.
Sipas përgjigjes së Speciales, Gucati ka pasur “arsye bindëse humanitare” për t’iu lejuar vizita në Kosovë.
“Trupi Gjykues ka udhëzuar sekretarin që ta menaxhojë vizitën e Gucatit në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Gucati u arrestua më 25 shtator të vitit 2020 prej kur edhe po qëndron në paraburgim në Hagë.