Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-të e mirëpresin vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.
Në një postim në Twitter, Hovenier ka thënë se këto dy masa janë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Ai ka thënë gjithashtu se këto masa ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.
“SHBA e mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja këro janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.