Pas vendimit të djeshëm për krijimin e Fondit të Sigurisë, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri.
Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ku thuhet se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen.