Search
Close this search box.

Gjukanoviq qëndron sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore

Shpërndaje

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të qëndrojë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, vizitë kjo e para e tij në Kosovë si president i Malit të Zi.

Gjukanoviq gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Siç njofton Presidenca, Osmani në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Gjukanoviqin me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimit pritet të ketë edhe konferencë për media.

Më parë ishte raportuar se në agjendë ishte edhe takimi me kryeministrin Kurti, por i njëjti ndodhet në vizitë zyrtare në Amerikë.

Aktualisht, presidenti malazez Milo Gjukanoviq ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare. Siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ai do të takohet me presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme