Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës, familjes të së cilit, sipas tij, Kosova i përket.
Duke shpërndarë njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për nisjen e procedurave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ambasadori gjerman ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për këtë proces.
Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar ambasador gjerman në Twitter, përcjell Gazeta Express.
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz, dje në selinë e KiE në Strasburg, ka dorëzuar aplikimin.