Search
Close this search box.

Gërvalla në Forumin e Prespës: Orientimi pro BE, po sfidohet nga Rusia

Shpërndaje

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Të pranishëm janë Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova është vendi më pro evropian, pro perëndimor e pro NATO.

Megjithatë, kryediplomatja kosovare u shpreh se ky orientim që është kryesor për vendin, sfidohet nga aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Unë mendoj se siguria nuk është vetëm për armët, por të gjitha aspektet e tjera. Një prej tyre janë  lajmet e rrejshme”, tha ministrja gërvalla në fjalën e saj, raporton RTKlive.

Ministrja Gërvalla u shpreh se Kosova dhe rajoni  ballafaqohen pak a shumë me të njëjtat probleme dhe se duhet bashkëpunim i ngushtë mes vendeve.

“Ndikimi i Rusisë në rajon është në mënyra të ndryshme e një prej tyre janë përmes lajmeve të rrejshme”, tha Gërvalla.

Ajo tha se  nëse BE-ja është  e interesuar për sigurinë në Ballkanin perëndimor, atëherë duhet përfshirë  rajonin në BE.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme