Search
Close this search box.

Gazetarja e parë ukrainase arrin në Kosovë, kryeministri Kurti i dhuron buqetë lulesh

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij me një buqetë lulesh gazetaren ukrainase, Lyudmila Maket e cila është e para që ka arritur në Kosovë si pasojë e pushtimit rus. Kurti ka theksuar se do të kujteset që Maket dhe kolegët e saj të kenë kushte të përshtatshme pune dhe jetese në Kosovë.

Kurti ka thënë se solidariteti i Kosovës me popullin e Ukrainës është i padiskutueshëm.

“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, znj. Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus. Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka shkruar Kurti.

Kurti, në shënimin e tij, ka falënderuar edhe ECPMF-në, EFJ-në dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë.

“Republika e Kosovës u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë”, ka thënë Kurti.

Maket, është pritur në Aeroportin e Prishtinës edhe nga përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme