Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e kanë mbajtur bashkë një trajnim për qitje luftarake me mortaja.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky event ishte përfunduar me sukses.
“Shtohen kapacitetet tona të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme”.
“Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së, nën drejtimin e instruktorëve të forcave tokësore shqiptare, është realizuar me sukses trajnimi I përbashkët me realizimin e qitjeve luftarake me mortaja dhe xhenion luftarake, në poligonin kombëtar të Bizës”.
“Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës! Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.