Kanë nisur punimet në samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, kërkoi që të 6 shtetet të jenë pjesë e nismës.
Escobar tha se kjo nismë që mbështetet nga SHBA duhet t’i përfshijë të gjithë dhe se shpreson që të qëndrojë e hapur.
Esobar po ashtu tha se Amerika kërkon që kjo nismë të mbetet vetëm ekonomike.
“Do ju përshëndes nga Sarajeva. Falënderoj qeverinë e Maqedonisë. Do bëjmë çdo gjë për të stabilizuar rajonin dhe do bëjmë çdo gjë për Ballkanin Perëndimor. SHBA nuk e shef Ballkanin nga një pikë problemesh që kanë ndodhur në shekullin e 20 por 21. Ballkani ka resurse mahnitëse, njerëzit e kanë ndërtuar Evropën dhe shtetin tim. Ne e përkrahim Ballkanin Perëndimor. Na jep shumë mundësi të mëdha. Ballkani Perëndimor ka potencial që të jetë qendër e energjisë. Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyrore, për t’u çliruar Evropa nga gazi rus. Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës me rritje të madhe. Ne do ballafaqohemi me probleme por do t’ja dalim. SHBA e përkrahin inicitivën Ballkani i Hapur.” tha Escobar.
“Nëse ka sukses duhet të jetë i hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet të bashkohen të 6 shtete. Është iniciativë mahnitëse. Shpresoj të jetë më e qartë si do funksionojë më tej”, tha Escobar.
Ndërkohë duke u ndalur tek disa porosi Escobar u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim nga të gjitha palët.
Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para takimit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.