Search
Close this search box.

Elena, Zonja e Parë e Ukrainës: Një grua e qetë dhe e tërhequr, e cila nuk ndërhyn në politikë

Shpërndaje

Elena është një nga zonjat e para më të reja të Ukrainës

Volodymyr dhe Elena Zelensky (44 kanë lindur në qytetin e Kryvyi Rih, në jug të Ukrainës. Ata ndoqën të njëjtën shkollë, por nuk e njihnin njëri-tjetrin si fëmijë.

Shumë vite më vonë, një ditë me diell, Volodymyri po kthehej nga teatri me një shokun e tij. Ata takuan dy vajza në rrugë dhe atë ditë Zelensky u takua me gruan e tij të ardhshme, transmeton “Stopra”.

2691

“Nuk kam pasur kurrë probleme me vajzat. Dhe papritmas një femër e fortë për ta joshur dhe për ta bërë për vete! “Doja ta joshja dhe ajo joshje u shndërrua në dashuri”, thotë Zelensky.

Elena ka studiuar për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Kombëtar të Kryvyi-t, ndërsa Volodymyri ka studiuar për drejtësi në Institutin Ekonomik në të njëjtin qytet.

Megjithatë, ajo kurrë nuk ka punuar në këtë profesion, por ka ndërtuar një karrierë në shou-biznes dhe është e njohur për publikun kryesisht si skenariste në studion “Kvartal 95”, e cila u themelua nga Zelensky dhe kolegët e tij në fillim të viteve 2000.

Elena dhe Volodymyr janë të martuar që nga viti 2003. Prej tetë vjetësh Volodymyri ka pritur momentin e duhur për t’i propozuar për martesë dhe tani kanë një vajzë 18-vjeçare (Alexandra), e cila është aktore, dhe një djalë dhjetëvjeçar (Kirill).

281927

Elena Zelensky është vetëm 44 vjeçe dhe aktualisht është Zonja e Parë më e re e Ukrainës. Jo vetëm mosha e saj ndryshon nga paraardhëset, por edhe stili i saj i veshjes.

Disenjatori Andrei Tishchenko, i cili ka punuar për Volodymyr Zelensky dhe e njeh Elenën, thotë për RT-në se Elena preferon një pamje “më klasike”.

7fe5b5b7f48643a4fe5303268b848288

“Lenës i pëlqen që gjithçka të jetë shumë e rezervuar, shumë modeste, dhe me shije. Sigurisht, ajo preferon klasiken sesa veshjet me disa simbole kombëtare, siç është Maryna Poroshenko. Gjithçka është me shije”, tha stilisti dhe shtoi se Elena ”është sjellë si Zonjë e Parë gjithë jetën”.

Elena Zelensky ka pranuar se fillimisht ka reaguar në mënyrë agresive ndaj lajmeve për kandidaturën e bashkëshortit të saj për postin e Presidentit të Ukrainës.

eeee edited

Ajo shpejt vendosi të mbështeste bashkëshortin e saj dhe u shfaq gjithnjë e më shumë në shtabin e fushatës së tij dhe në publik.

“Unë në fillim kam qenë hapur kundër këtij projekti. Sepse ky është një projekt shumë i vështirë, jo një projekt, një drejtim i ri në jetë. Po mundohesha të mbroja burrin tim”, tha ajo në ICTV.

cine este elena zelenski 1

Në Ukrainë, Elena konsiderohet një grua e qetë dhe e tërhequr, e cila nuk përzihet në politikë. Vetë Zonja e Parë thotë se bashkëshorti i saj nuk konsultohet me të për politikën dhe e vetmja këshillë që i dha ishte të komunikonte sa më pak me mediat. /Telegrafi

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme