Search
Close this search box.

Ekspertët: Rruga e Kosovës drejt BE-së mund të përshpejtohet

Shpërndaje

Synimi disa vjeçar i Kosovës për integrim në BE, vlerësohet se nuk do të pengohet nga Ukraina, e cila ka nisur formalisht procedurën e anëtarësimit. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova duhet të lobojë për njohjen nga Ukraina derisa në krye të këtij shteti është pushteti aktual.

Votat pro të deputetëve evropianë nënkuptojnë hapin e parë të Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.

Pas pranimit të kërkesës nga Parlamenti Evropian, Ukrainës i hapet rruga për anëtarësim të përshpejtuar në BE.

Integrimi i Ukrainës do të rriste në gjashtë numrin e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Por, kjo procedurë e nisur, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, nuk e pengon rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Besoj fuqishëm që Kosova do të ndjekë agjendën e vetë ndonëse rruga e Kosovës mund të përshpejtohet për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit dhe për shkak të natyrës gjeostrategjike të këtij problemi dhe se pas këtyre rrethanave, kam përshtypjen se edhe shtetet tjera të BE-së do të thërrasin në ndërgjegjen e tyre dhe do të njohin Kosovën”, deklaroi Hoti për RTV Dukagjinin.

Madje Hoti nuk beson në anëtarësimin e Ukrainës.

Nëse kjo ndodhë, sipas tij, nuk mund të formalizohet më herët se brenda 10 vjetësh.

Se sa mund të vështirësojë rrugën e Kosovës drejt BE-së anëtarësimi i Ukrainës, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar.

Ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje as në pyetjen nëse pas krijimit të rrethanave të reja botërore do të kërkojë zyrtarisht njohjen nga Ukraina.

Në rast se pushteti në Ukrainë nuk ndryshon, Hoti kërkon që Kosova të fuqizojë lobimin për të siguruar njohjen nga ky shtet.

“Nuk besoj që zhvillimet në Kosovë do të kalojnë pavërejtshëm qoftë nga autoritetet ukrainase, qoftë nga partnerë të tjerë të cilët po bashkërendojnë veprimet kundrejt Rusisë dhe në rrethana të tilla normalisht nëse pushteti demokratik në Ukrainë do të mbetet i njëjtë çfarë është edhe sot, mendoj që sigurisht do të merrnim një përgjigje pozitive”.

Thirrje për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës ka pasur edhe nga Parlamenti i Ukrainës.

Deputetja ukrainase, Iryna Friz ka thënë se pas mbështetjes që ka pranuar, shteti i saj duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”.

Anëtarësimin e përshpejtuar në BE pritet ta kërkojë edhe Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të propozuar nga LDK-ja./Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme