Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ndarë si foto të ditës, momentin e një diskutimi të tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Fotografia e takimit të tyre u shkrep gjatë Samitit të sotëm të NATO-s, në Madrid të Spanjës.
Siç shihen në fotografi, që të dy, duken me disponim të mirë nga atmosfera e mbizotëruar në këtë takim të vendeve aleate.
”Photo of the Day” (Fotografia e ditës), shkruan Rama mes tjerash në facebook.