Search
Close this search box.

Shqipëri, qytetarët protestojë para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve

Shpërndaje

Për më shumë se dy orë mijëra qytetarë protestuan para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës, duke paralajmëruar që protestat do të vijojnë në të njëjtën orë çdo ditë. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 në sheshin Skënderbej për të marshuar drejt Kryeministrisë, dhe rreth orës 13:30 ata u zhvendosën në rrugët e kryeqytetit dhe më konkretisht në urën që lidh bulevardin me Unazën dhe në rrugicën e Ministrisë së Brendshme.

Një grup i vogël është zhvendosur në Drejtorinë e Policisë për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.

Në ditën e katërt të protestës aktivisti Mirgen Qiraxhi njoftoi se do të vijojnë edhe nesër, në po të njëjtën orë.

“Boll na vodhët”, ishte banderola që shoqëroi këtë protestë, ndërsa pjesëmarrja ishte shumë e madhe.

Aktivisti Pano Sako pohoi se nuk ka Putin në botë që i del para shumicës, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama se dashuron krizën.

Nga nënë Liza, e njohur për rezistencën e saj në shembjen e banesës në lagjen 5 maji, te fermerë, aktorë dhe aktivistë të gjithë përcollën mesazhet e tyre në këtë protestë paqësore për rritjen e çmimeve, në pritjeje të reagimit të qeverisë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme