Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Edhe pse ajo nuk ishte në ditën e saj më të mirë, prap se prapë ka arritur të fitoj medaljen e bronztë në evropian.
Në meçet deri në 52 kilogramë, Distria e përfundoi këtë evropian në vendin e tretë, vend që i siguron asaj medaljen e bronztë.
Në luftën kryesore për medaljen e bronztë, Krasniqi e mposhti gjermanen Mascha Ballhaus.
Deri tek fitorja Distria arriti falë tri dënimeve që mori xhudistja gjermane.