Search
Close this search box.

DASH reagon pas akuzave të Berishës ndaj Yuri Kim: Ata që përfshihen në korrupsion do të mbajnë përgjegjësi

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim janë përfshirë në një debat të ashpër me akuza ndaj njëri tjetrit.

Madje Berisha i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ambasadoren Kim që të ndërhyjë në proceset gjyqësore në Shqipëri. Kërkesën e Berishës, Top News dhe Gazeta Shqip ia përçoi Departamenit Amerikan të Shtetit.

Përgjigja e kthyer nga DASH tregon mbështetjen e këtij institucioni për ambasadoren Kim, pasi i cilëson sulmet ndaj saj të pajustifikuara. Sipas DASH, ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë do të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme