Në qendër të Beogradit kanë shpërthyer protestat pro-ruse, të organizuara nga grupe politike të krahut të djathtë ekstrem.
Këto protesta që kanë shpërthyer sonte, janë parë me habi, pasi që pikërisht në këtë kohë, protesta të shumta gjithandej botës po organizohen kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
In the rest of Europe, protests against Russia’s invasion. In Serbia, a few far-Right parties managed to get a decent crowd out to support the aggression https://t.co/Iy3511GoKL https://t.co/0fdjXrQ6O4
— Bojan Pancevski (@bopanc) March 4, 2022
Korrespondenti i Wall Street Journal, Bojan Pancevski ka komentuar këto protesta, duke thënë se grupet e djathta në Serbi kanë mbledhur një turmë të madhe për ta mbështetur agresionin serb.
“Në pjesën tjetër të Evropës, shohim protesta kundër pushtimit. Në Serbi, disa parti të djathta ia dolën ta mbledhin një turmë goxha të madhe për ta mbështetur agresionin”, ka shkruar ai.
Ndaj protestave ka reaguar edhe ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba, duke pyetur: “Çfarë s’është në rregull me ty, Serbi?”.
What’s wrong with you, Serbia? https://t.co/aPGR6lYsu9
— olexander scherba?? (@olex_scherba) March 4, 2022
Në këto protesta është shpalosur edhe flamuri rus.
Presidenti Aleksandar Vuçiq është quajtur “tradhtar” dhe “shqiptar”, pasi që mori vendim për ta mbështetur rezolutën në OKB për dënimin e agresionit rus në Ukrainë. /Gazeta Express/
Rally in support of Russia in Belgrade, Serbia. Serbia, along with Russia is the only European country that waged aggressive wars against neighbouring countries in post WW2 period, so no surprise here. Aggressors for Aggressors. pic.twitter.com/ZTO7rOI3Jy
— Belisarius?? (@herzogg96) March 4, 2022