Search
Close this search box.

Blinken: Kosova, partnere e palëkundur e SHBA-së

Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, priti sot në takim, në Departamentin e Shtetit, në Uashington, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit, në një adresim të përbashkët për medie, sekretari Blinken tha se Kosova është një partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se dy vendet po punojnë së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për dy shtetet.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj”, tha ai.

Sekretari Blinken tha se me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy vendeve, si edhe për “çështjet kritike të sigurisë rajonale”, por nuk dha më shumë detaje.

Ai e falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve dhe e vlerësoi mbështetjen e Kosovës lidhur me Ukrainën, duke e vlerësuar lidershipin e Presidentes Osmani në këtë temë.

“Ju falënderoj edhe një herë që i keni mirëpritur afganët. E kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet e tjera. Presidente, e çmoj lidershipin tuaj në këtë drejtim”, tha Blinken.

Sekretari Blinken e vlerësoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit që do të nënshkruhet të mërkurën, në Kongresin e SHBA-së, në Uashington.

Presidentja Osmani falënderoi Shtetet e Bashkuara për shpëtimin e popullit të Kosovës në vund të shekullit të kaluar.

“Më lejoni t’ju falënderoj në emër të popullit të Kosovës, jetën e të cilëve e ka shpëtuar Amerika. Partneriteti ynë ka qenë ekzistencial gjatë gjithë historisë sonë dhe vazhdon të mbetet i tillë”, tha ajo.

“Kjo tregon se çfarë mund të arrijë bota demokratike me në krye SHBA-të kur përballemi me tiraninë’, theksoi ajo.

Presidentja Osmani tha se Kosova do të qëndrojë në krah me Ukrainën dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e botës demokratike për çlirimin e këtij vendi.

“Ashtu siç keni qëndruar pranë nesh, sot jeni me Ukrainën. Edhe populli i Kosovës do të qëndrojë krah Ukrainës, siç e kemi dëshmuar duke miratuar sanksione të njëjtën ditë që i kanë miratuar SHBA-ja dhe BE-ja. Gjithashtu, u kemi bërë thirrje të gjitha shteteve të rajonit të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh ajo.

“Jemi të kënaqur të punojmë bashkë me ju, për të qëndruar në front të mbrojtjes së demokracisë dhe vlerat tona të përbashkëta. Bashkë me kryeministrin mirëpresim diskutimin për reformat, sidomos në sundimin e ligjit që ne i kemi filluar në vendin tonë”, tha presidentja Osmani.

Ajo e falënderoi sekretarin Blinken për mbështetjen që ka dhënë Amerika Kosovës në fushën e mbrojtjes, duke përmendur përfshirjen e FSK-së në misione ushtarake jashtë vendit bashkë me forcat amerikane.

Pas takimit  mesekretarin Blinken, Presidentja Osmani tha se në takim është biseduar edhe për fuqizimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për nevojën e Kosovës që të jetë anëtare e NATO-s dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ajo theksoi se administrata e SHBA-së ka qenë e qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke, “gjë që është konfirmuar edhe sot gjatë këtij takimi”.

Presidentja Osmani tha se në takim është ngritur edhe çështja e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit.

“Sekretari Blinken, njësoj sikurse presidenti Biden, e njohin shumë mirë këtë histori të intencave ruse në rajonin tonë dhe në asnjë moment nuk e largojnë vëmendjen e tyre, gjë që na e konfirmuan edhe sot, në mënyrë që bashkërisht të punojmë që t’i ndalim këto tendenca për destabilizim në rajonin tonë”, tha Osmani.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti tha se në takimin me sekretarin Blinken ka kërkuar shtimin e investimeve amerikane në Kosovë si edhe rritjen e shkëmbimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme