Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë me homologun kinez Xi Jingping gjatë të premtes, për të diskutuar për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe çështje tjera që janë brengë e përbashkët, kanë bërë të ditur nga Shtëpia e Bardhë.
Telefonata do të zhvillohet në kohën kur zyrtarët amerikanë paralajmëruan Kinën, e cila sinjalizoi se mund t’i ofrojë mbështetje ekonomike dhe financiare Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.
Në anën tjetër këshilltari për Siguri Nacionale, Jake Sullivian, është takuar me homologun kinez Yang Jiechi me të cilin diskutuan për plotë shtatë orë – ku ka prezantuar qëndrimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me pushtimin rus në Ukrainë.
Mirëpo mbetet tani të shihet nëse kinezët do të shkojnë tutje me premtimet e dhënat Rusisë. /Telegrafi/