Search
Close this search box.

Autoritetet ukrainase: Putin shkarkoi tetë gjeneralë të lartë pas dështimit në Ukrainë

Shpërndaje

Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralët e lartë të ushtrisë dhe është zemëruar me FSB-së, pasi që inteligjenca ka dështuar me strategjinë e tyre duke pësuar një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të agresionit në Ukrainë.

Oleksiy Danilov, kreu i këshillit të sigurimit të Ukrainës, tha se rreth tetë komandantë rusë janë shkarkuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa Moska përpiqet të ndryshojë strategjinë pasi deri më tani ka dështuar totalisht, raporton dailymail.

Putin thuhet gjithashtu se është i indinjuar me komandantët e shërbimit të sigurisë FSB – të cilin ai e drejton – ku kishte marrë raporte se Ukraina ishte e dobët, e mbushur me grupe neo-naziste dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej.

Vendimmarrja e dobët ka bërë që Rusia të pësojë viktima shumë më të mëdha sesa priste në sulmin e saj, i cili tani ka vazhduar për dy javë.

Duket se Moska kishte parashikuar pak rezistencë kur dërgoi forca të lehta të mbështetura nga sulmet ajrore për të kapur objektivat kryesore gjatë ditëve të hapjes, por u përball me kundërsulme ndëshkuese.

Shifra të besueshme janë të vështira për t’u arritur, por Ukraina beson se Rusia ka humbur deri në 12 mijë burra në një dy javë. Inteligjenca evropiane zvogëlon shifrat – midis 6,000 dhe 9,000 – dhe SHBA akoma më të ulët, deri në 3,000. /Telegrafi/

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme