Votimi në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Shqipërisë konsiderohet i ezauruar pasi palët politike nuk depozituan asnjë kandidaturë.
Opozita refuzoi të bëhet pjesë e seancës së sotme me përjashtim të disa deputetëve, si Ina Zhupa, Agron Duka, Fatmir Mediu, Petrit Vasili, Edmond Spaho.
Me tre raundet e para që tani konsiderohen të djegura, presidenti zgjidhet me 84 vota.
Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 71 vota për zgjedhjen e tij.
Si mazhoranca edhe opozita deri tani nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat.
Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh.
Gjatë 32 vite pluralizëm politik, Shqipëria ka zgjedhur vetëm në një rast një president konsensual.
Në vitin 2002, me marrëveshje Nano-Berisha, Alfred Moisiu u zgjodh President me 97 vota.