Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka uruar Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Shqipërisë.
Në urimin e tyre thuhet se presin që me kënaqësi të punojmë me të në detyrën e tij të re.
“Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në urimin e ambasadës.
The United States Embassy congratulates Bajram Begaj on his election as the next President of Albania. As Chief of Defense, he contributed significantly to defense cooperation between the United States and Albania. (1/2) pic.twitter.com/w62lBETG1p
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 4, 2022