Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvend i tha kryeministrit Albin Kurti që ta lidhë zëvendëskryeministrin.
Këtë deklaratë Abdixhiku e tha gjatë kohës sa kishte fjalën në Kuvend, ndërkaq zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bisedonte me Kurtin.
“Kryeministër, të lutëm lidhe zëvendëskryeministrin. Trego respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu më mikrofon në mënyrë tolerante e njerëzore të diskutoni. Lidhe…”, tha ai.
Pas kësaj, reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Të lutëm zotëri Abdixhiku, respekt për kabinetin qeveritar…”, tha ai. /Telegrafi/