Search
Close this search box.

A ka ndryshuar Ukraina qëndrim ndaj pavarësisë

Shpërndaje

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, në një intervistë për mediumin serb “Alo” ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”, trasnmeton Gazeta Express.

“Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Alexandrovich për “Alo’, kur është pyetur nëse do ta ndryshojnë pozicionin karshi Kosovës pas kërkesave nga Prishtina zyrtare për njohjen e pavarësisë, trasnmeton Gazeta Express.

Alexndrovich është pyetur edhe për atë nëse ka pasur ndonjë takim muajin e fundit me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko dhe ka thënë se “nuk komunikon me përfaqësues zyrtarë të shteteve që bombardojnë maternitetet dhe centralet nukleare”.

ALO: Institucionet e Prishtinës kanë bërë thirrje që Ukraina ta njohë shtetin e Kosovës. A do ta ndryshojë Ukraina pozicionin e saj për këtë çështje?

Alexandrovich: Dua të sqaroj diçka. Me sa unë di, ne s’kemi pranuar një kërkesë të tillë.  Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme