Sot, më 5 mars, janë bërë 8 vjet nga ndeshja e parë e Kosovës nën patronatin e FIFA-s.
Më 5 mars të vitit 2014, Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore me Haitin, në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. Ndeshja kishte përfunduar baras dhe pa gola.
Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje i parapriu anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Federata jonë u bë anëtare me të drejta të plota në vitin 2016.
Kjo ndeshje përherë do të mbetet në kujtesën e secilit dhe në historinë e futbollit kosovar.
Kosova në këtë ndeshje historike ishte paraqitur me këtë formacion: Samir Ujkani, Loret Sadiku, Avni Pepa, Fanol Përdedaj e Kristian Nushi. Anel Rashkaj, Ardian Gashi, Enis Alushi, Shpëtim Hasani, Ilir Azemi dhe Albert Bunjaku.
Përzgjedhës i Kosovës në atë kohë ishte Albert Bunjaku. /Gazeta Express/