Search
Close this search box.

8 Marsi në Shqipëri, protestë dhe mesazhe kundër dhunës e vrasjes së grave

Shpërndaje

Gratë dhe vajzat kanë dal sot në protestë në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për të shpërndarë mesazhe për brazinë gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave.

Një instalacion me titullin “Këpucët e kuqe” është vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.

Ndërkohë, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore, raporton Top Channel.

Kujtojmë se emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.

Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme