Search
Close this search box.

Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është përgjigjur përfaqësuesve të Serbisë dhe Rusisë në Këshill të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për mandatin e UNMIK-ut.

Gërvalla i reagoi ashpër ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq i cili tha se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Ksoova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UCK—në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur kërcënimin me jetë që i është bërë senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimi sekret serb. Ajo i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, në KS të OKB-së, që tha se serbët në Kosovë “po rrezikohen”.

Gërvalla iu përgjigj duke thënë se këto janë deklarata të rremë të njëjta me ato të Millosheviqit e që krijoi pretekste për ndërhyrje në shtete tjera.

“Ministri i jashtëm jo vetëm që po mundohet të falsifikojë faktet, por edhe të krijojë një perceptim sikur Millosheviqi. Ai mundua të krijojë një perceptim sikur serbët janë në rrezik dhe duhet ndërhyrja ushtarake për t’i mbrojtur. Kemi pasur raste të tilla. Kemi rastin “Panda” në Pejë ku faji iu la UÇK-së për vite të tëra, ndërkohë që ishin serbët që vritën serbët. Më lejoni të flasë për Dick Martyn. Ai akuzoi për krime përfaqësues kosovar që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj. I njëjti zotëri Dick Marty iu tha mediave ditëve të fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi sigurinë më të mëdha për shkak se intelegjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e Policisë Zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme. Sic e shohim edhe në Ukrainë kur njerëzit thonë se kemi njerëz në rrezik, e që ata nuk janë. Por kjo bëhet vetëm për përfitime politike”, tha ajo.

Gërvalla, ka përmendur vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla, në Gjermani nga shërbimet sekrete serbe. Ajo ka thënë se këto vrasje janë traditë e vjetër e serbëve, që për pak u përsërit me Dick Martyn.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme