Search
Close this search box.

Afati për një marrëveshje përfundimtare për targat po afron, Kurti takon Lajçakun

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi në Greqi.

Siç bëhet e ditur, Kurti foli për angazhimin e qeverisë në një vit dhe rikonfirmoi se integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Ai theksoi nevojën për ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë rrugëtim.

Në takim është diskutuar për ecurinë e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

Dy javë larg afatit për një marrëveshje për targat e automjeteve, Kurti tha se është diskutuar edhe për këtë çështje.

“Është diskutuar edhe për çështjen e targave të automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri theksoi faktin se jemi dy javë larg afatit për një marrëveshje për këtë çështje, bazuar në standardet aktuale dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Duke e falënderuar për përkushtimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për dialogun, kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin që po japin në aspektin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë dhe sigurisë rajonale”, thuhet në deklaratë.

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë negociatat në Bruksel si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të përhershme për përdorimin e targave të automjeteve pasi afati gjashtëmujor për arritjen e marrëveshjes po afrohet.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme