Një grua, 32-vjeçe, që jeton në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka rrëfyer ditën kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, që ndodhi të jetë në ditën e dytë të luftës në Ukrainë. Ajo thotë se gjatë shtatzënisë kishte mbajtur kurse dhe klasë të jogës për t’u përgatitur sa më mirë për ditën kur do të sillte në jetë birin e saj. Nuk e kishte menduar se atë do ta lindte në një bunker të vjetër.
Rrëfimi i plotë, i publikuar në “The Guardian” dhe i përkthyer nga Gazeta Express:
Ishte dita e dytë e luftës dhe isha e shqetësuar. Po dëgjonim shpërthimet. Po lutesha ta takoja birin tim. Nisa të pastroj gjithçka në shtëpinë time, duke u bërë gati për beben. Edhe kur fillova të kisha dhimbje, s’po më besohet se po lindja foshnjën gjatë luftës.
Unë dhe burri im po frikësoheshim të shkonim deri në spital, për shkak të shpërthimeve. Na shkuan 30 minuta në një radhë për të marr gaz. Po vozisnim nëpër Kyiv dhe ishte krejt e zbrazët. Kurrë s’kam parë qytet më të zbrazur. Dëgjuam zhurmën e sirenave. Ishte e frikshme, si në filma, por unë po përpiqesha të mendoja pozitivisht.
Kur arritëm, dritat ishin ndalur, sepse stafi i spitalit frikësojë se do të bombardohej. Doktori im na takoi dhe na tregoi një dhomë të rehatshme, ngjyra-ngjyra”.
Por, dy orë më vonë, ne dëgjuam sirenat. Ishin shumë të zhurmshme. Gjatë shtatzënisë kisha mbajtur klasë të jogas, duke u përgatitur për një lindje të lehtë. Nuk kishte asgjë të bënte me situatën që po gjendesha tash.
Doktori na tha se do të duhej të shkonim në një vend ku strehoheshim nga bombat. Kishte panik, derisa njerëzit po vraponin. S’mund të veshja as pantallonat për shkak se ndjeja shumë dhimbje. Kur shkuam në bunker, ishim të shokuar. Ishte i ndërtuar në kohen e Sovjetizmit dhe nuk ishte mirëmbajtur. Kishte shumë lagështi dhe të ftohtë.
Për ne ishte një dhomë pa dyer, vetëm një perde e banjos që na ndante ne nga dhoma kryesore, ku gjendeshin 50 njerëz. S’kishte mjete mjekësore, vetëm një karrige. Mundesha as të mos shikoja aty, duke shpresuar se do të kthehesha në spital.
Pastaj, më shpërthyen ujërat. Doktori më shikoi dhe tha ‘mirë, do të kryejmë lindjen këtu, sepse është rrezik të presim’. Në atë moment nuk kisha frikë. I besoja doktorit tim dhe e vetmja gjë që mendoja ishte se si ta mbaja djalin tim. /TheGuardian/ Express/