Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, është shprehur se Perëndimi “nuk ka vepruar në kohë dhe me vendosmërinë e duhur” ndaj vendosjes së trupave ruse në kufi me Ukrainën.
“E vërteta është se Presidenti Putin nuk i mori seriozisht kërcënimet e Perëndimit. Pushtimi i Ukrainës ishte shkatërrim i sigurisë së Europës nga Rusia”, tha Truss.
Sipas saj, e vetmja gjë që mund të bëjnë tani vendet perëndimore është që të forcojnë NATO-n.
“Tani duhet të forcojmë NATO-n, sidomos në krahun lindor të tij. Tashmë kemi shtuar trupat në Estoni, por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të shpenzojmë shumë për mbrojtjen”, tha Truss në komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin britanik.