Search
Close this search box.

23 Organizata Shqiptaro-Amerikane Kërkojnë nga SHBA, Osmani dhe Kurti Hetim për Gjykatën Speciale

Shpërndaje

23 organizata nga komuniteti shqiptaro-amerikan kanë publikuar një qëndrim të përbashkët sa i përket procesit të gjykimit që është duke vazhduar në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në këtë letër thuhet se komuniteti shqiptaro-amerikan është i përkushtuar ndaj thellë ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë.

Megjithatë shtojnë tutje se kur liria merret në mënyrë arbitrare dhe drejtësia manipulohet si një vegël politike, bëhet detyrë e qytetarëve që të rezistojnë dhe të ekspozojnë një padrejtësi të tillë.

Në këtë letër theksohet fakti se asnjë akuzë lidhur me trafikimin e organeve s’është ngritur, ndonëse Gjykata Speciale ka rrjedhur si rezultat i raportit të Dick Martyt me pretendimet për trafik organesh.

“Tashmë është evidente se këto akuza janë fabrikuar tërësisht për qëllime politike”, thuhet në qëndrimin e këtyre 23 organizatave shqiptaro-amerikane.

Sipas tyre, Gjykata Speciale në vend se të angazhohet në mandatin e saj fillestar, ajo është angazhuar në veprime që cenojnë drejtësinë dhe paqen.

“Katër vite më parë, pa aktakuzë, presidenti i Kosovës u ndalua teksa po udhëtonte për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje historike paqeje me Serbinë. Ky arrestim synonte qartësisht të sabotonte përpjekjet e udhëhequra nga Amerika për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, duke përfshirë kryeparlamentarin aktual dhe atë të mëparshëm, janë arrestuar – por asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Gjykatë”, thekson letra.

Në këtë letër gjithashtu përmenden takimet që Kryegjykatësja dhe Kryeprokurorja e Sepciales kanë pasur takime me diplomatët e huaj, por jo me zyrtarë të Republikës së Kosovës, ndonëse Gjykata është organ i dalë nga Parlamenti i Kosovës.

“Ky organ nuk njeh as flamurin e vendit që e ka krijuar. Veprime të tilla minojnë sovranitetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj të fituar me vështirësi, e cila u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe mbi 100 vende në mbarë botën”, thuhet në letër.

Në fund të letrës, këto 23 organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë bërë thirrje tek presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të vendosur vëmendjen ndërkombëtare tek ajo që po ndodh në Hagë. Përveç kësaj i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të heqë kufizimin e fondeve që janë në dispozicion të paraburgosurve në Hagë, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje e drejtë.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë kërkuar seancë dëgjimore të menjëhershme për këtë çështje.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e Dhomës së Specializuar duhet të thirren për të dëshmuar në lidhje me karakterin mono-etnik të gjykatës dhe shkeljet e përsëritura të procesit të rregullt ligjor”, potencon letra.

Në letër këto organizata kanë pasur edhe thirrje për SHBA-në, që të hetojnë tërësisht procesin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj procesit në Hagë.

“Për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara: Ne ju bëjmë thirrje që të hetoni tërësisht këtë çështje dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë, drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj këtij procesi të njëanshëm”, thuhet në fund të letrës

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme