New York-u njihet si një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Jetesa e kushtueshme këtu vjen pas lulëzimit ekonomik që ka përjetuar ky vend gjatë tri dekadave të fundit.
Marrë paraqysh këtë fakt, shpenzimet mujore në New York janë shumë më të larta krahasuar me vendet tjera.
Sipas një studimi të bërë së fundmi, për të jetuar mirë në qytetin që nuk fle kurre, nje banor duhet të fitoje mesatarisht 12 mijë dollare në muaj.
Banimi
Një nga shpezimet më të medha të këtij vendi është banimi.
Çmimi mesatar për një apartament një dhomësh në New York është 2.800 dollarë në muaj, kurse për ato dy dhomëshe, mund të shkojë deri në 4 mijë dollarë.
Ushqimi
Për shkak të stilit të shpejtë të jetesës, banorët e New York City, shumicën e kohës ushqehen në restaurante dhe Fast Food. Mesatarisht për tu ushqyer Njujorkezet shpenzojnë 46 dollarë në dite.
Ndërsa shpenzojne afro 500 dollarë në muaj për gjera të tjera ushqimore.
Transporti
Transporti publik i New York-ut cilësohet si një nga më të ngarkuarit në Amerikë.
Këtu përfshihen linjat e trentit dhe autobusëve lokal. Çmimi për përdorimin e transportit urban varion. 2.75 është çmimi për shumicen e destinacioneve brenda në qytet.
Por, për ata që lëvizin me automjete personale, shpenzimet janë më të larta, pasi vetëm parkingu në New York, kushton nga 400 deri në 900 dollarë në muaj.
Pagesat në New York
Mesatarisht një punëtor në Manhattan paguhet 3.100 dollarë për jave, ose afersisht 164 mijë dollarë ne vit.
Ndërsa, punët më të paguara janë ato nga sektoret e financave dhe teknologjisë.
Edhe pse New York-u, konsiderohet si një nga qytetet më të shtrenjtë për të jetuar, gjithashtu konsiderohet edhe si vendi i mundesive të jashtëzakonshme.
Nëse punoni fort, jetesa në të ashtuquajturen “ Molla e Madhe” është më atraktive se çdokund tjetër në bote.