Grupi ukrainas i folk-rapit “The Kalush Orchestra” u kualifikua në finalen e Eurovizionit të këtij viti të shtunën.
Grupi, iu dha leja e posaçme nga qeveria e Kievit për të performuar në konkurs, shkruan Euronews.
Gjatë performancës së mbrëmshme grupi mori shumë duartrokitje, ndërsa këngëtari i grupit, Oleh Psiuk, falënderoi audiencën për mbështetjen e Ukrainës.