Search
Close this search box.

U mbajt Festivali i shtatë i shkollave shqipe në Nju Xhersi

Shpërndaje

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” në Riverdale, Nju Xherzi, organizoi më 9 nëntor 2024 Festivalin e 7-të të Shkollave Shqipe. Ky aktivitet mblodhi shkollat shqipe nga Nju Xherzi dhe Nju Jorku në një festë të kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e kryetarit të Qendrës, Sinan Alimi, ndërsa përgatitjet u drejtuan nga përgjegjësi i aktiviteteve, Nafi Sllatina, së bashku me ndihmësen Arta Alimi dhe një ekip i përkushtuar, përfshirë nënkryetarin Jeton Abduramani, përgjegjësen e arsimit Gonxhe Meta dhe koreografin Xhemal Bekteshi. Muzikën e gjallë e solli grupi “X3” me kompozitorin Faton Krasniqi, Fadil Sahatçiu dhe klarinetistin Nehat Curri.

Moderatori i festivalit, gazetari Faton Arifi, përshëndeti pjesëmarrësit dhe vuri në dukje qëllimin e festivalit për të festuar dhe trashëguar traditat shqiptare tek brezat e ardhshëm. Një i ftuar i veçantë ishte z. Fatmir Zajmi, përfaqësues i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse duke vlerësuar rolin e festivalit për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor shqiptar, si dhe falënderoi organizatorët, prindërit dhe nxënësit për angazhimin e tyre.

Në festival morën pjesë shkollat dhe grupet “Struga” “Rugova” “Mëso Shqip Barbana” “Fëmijët e Shqiponjës” “Skënderbeu” dhe “Nora e Kelmendit” të cilët mblodhën mbi 400 nxënës dhe spektatorë. Ngjarja përfundoi me një atmosferë festive, duke bashkuar komunitetin në një festë në prag të Festave të Nëntorit në Shqipëri.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme