Search
Close this search box.

“Tori and Lokita” me aktorin kosovar, Alban Ukajn merr “Grand Prix” në Cannes

Shpërndaje

Filmi i Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, “Tori and Lokita”, në të cilin luan edhe aktori i njohur kosovar, Alban Ukaj, sapo ka marrë çmimin “Grand Prix” në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Cannes.

Vëllezërit belgë janë të njohur në këtë festival pasi kanë marrë disa çmime. Me “Tori and Lokita” ata kanë ekranizuar nëpërmjet artit fatin e dy të rinjve afrikanë që janë refugjatë në Belgjikë dhe përballen me një realitet brutal duke shkuar deri në skajin sa nisin të shpërndarje substanca narkotike.

Vëllezërit i janë kthyer Cannes pas dy “Palmave të Arta” me “Rosetta” më 1999 dhe “L’enfant” në 2005. Më pas ata me “Heshtjen e Lornës” kishin fituar Çmimin për skenarin më të mirë më 2008 e “Grand Prix” me “Le Gamin au Velo” më 2011. Historia e tyre në këtë festival ka vazhduar me Çmimin për regjinë më të mirë, për filmin “Le June Ahmed” më 2019.

“Cineuropa” ka shkruar se te “Tori and Lokita” dy fëmijët krijojnë një histori për ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin duke i lejuar ata të vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme