Search
Close this search box.

Promovohet në Prishtinë libri i Hebrejës nga Vlora që u shpërngul në ShBA

Shpërndaje

Të martën në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, është promovuar libri “Lulja e Vlorës” nga autorja Anna Kohen.

“Lulja e Vlorës” është libri autobiografik i një autoreje hebreje e lindur në Vlorë e cila u shpërngul më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ngjarje që shtrihet nga 1938 e deri në ditët e sotme, “Lulja e Vlorës” është një rrëfim gazmor por edhe i tensionuar i familjes romaniote-hebreje (Hebrejtë Romaniote ose Romaniotët janë një komunitet etnik hebre me origjinë nga Mesdheu Lindor që flet greqisht.

Ata janë një nga komunitetet më të vjetra hebreje që ekzistojnë dhe komuniteti më i vjetër hebre në Evropë) të Anna Kohen në Shqipëri dhe se si shqiptarët myslimanë i shpëtuan ata nga nazistët. Me të mbërritur në Shqipëri në Vlorën piktoreske pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u bashkua me një komunitet të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj. Ata shisnin pëlhura dhe kishin një bojë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan në familje myslimane për tu fshehur nga nazistët, duke marrë emra myslimanë dhe duke u shtirur si mysliman. Një pjesë e familjes së saj që mbeti në Greqi, përfshirë këtu të gjithë familjen e nënës së saj, u vranë në kampet e vdekjes.

Libri “Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat u detyruan të festojnë në fshehtësi për shkak të shtypjes së fesë nga diktaturës shqiptare. Të lënë pa shtetësi që nga ajo kohë ata nuk kishin asnjë dokument dhe nuk mund të bëheshin anëtarë të Partisë Komuniste. Kështu familja e saj kishte një skemë të guximshme të largohej nga Shqipëria drejt Perëndimit, mu nën sytë e policisë sekrete. Pas largimit Kohen përfundimisht u bë dentiste në Greqi dhe më pas në New York City, duke mësuar zanatin e implanteve dentare nga shpikësi i tyre, dhe duke krijuar kliniken e saj të suksesshme.

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
gate.io

The point of view of your article has taught me a lot, and I already know how to improve the paper on gate.oi, thank you. https://www.gate.io/zh-tw/signup/XwNAU

binance код

Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.com/bg/register?ref=V2H9AFPY

binance us Регистрация

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://accounts.binance.com/bg/register-person?ref=UM6SMJM3

binance

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme