Një nga festivalet më të mëdha të filmit në Kosovë dhe jo vetëm, PriFest Film, ka njoftuar se do të mbahet në gusht dhe jo në korrik siç ishte paraparë më herët.
PriFest ka njoftuar se për shkak të ngjarjeve të shumta të artit dhe kulturës, janë zhvendsour edhe datat nga korriku në gusht.
“Për shkak të një numri të madh të ngjarjeve të artit dhe kulturës që ndodhin në korrik, në nivel ndërkombëtar dhe lokal, PriFest ka vendosur që edicionin e tij të 14-të ta zhvendosë në datat 23-28 gusht!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Festivali ka bërë thirrje që të rezervoni vizitën tuaj, të promovoni punën e juaj dhe të shikoni kinemanë e madhe ballkanike dhe botërore.