Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.
Ky aktivitet do të mbahet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë me fillim nga ora 16:30.
Gjukanoviq udhëtoi më 18 maj në Prishtinë, me ftesë zyrtare nga Osmani.