Search
Close this search box.

Një rrugë në Filadelfia emërohet “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Shpërndaje

Në Filadelfia u zhvillua një ceremoni historike ku një segment i rrugës Willits Road, pranë selisë së shoqatës “Bijtë e Shqipes,” u emërua zyrtarisht “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.” Kryqëzimi i rrugëve Willits Road dhe Academy Road, një zonë me shumë lëvizje, u shndërrua në një pikë krenarie për shqiptarët. Në këtë ngjarje të veçantë u mblodhën qindra shqiptarë nga Filadelfia, Nju Xhersi dhe shtete të tjera, për të nderuar Heroin Kombëtar të Shqipërisë, në një atmosferë festive të mbushur me këngë dhe valle tradicionale.

Iniciativa për emërimin e rrugës u bë e mundur falë angazhimit të shoqatës “Bijtë e Shqipes,” veçanërisht sekretares së saj Julida Cepele dhe këshilltarit të Bashkisë së Filadelfias, Michael Driscoll. Këshilli Bashkiak miratoi njëzëri këtë kërkesë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin. Këshilltari Driscoll, së bashku me zyrtarë të tjerë, si Patrick Gallagher nga Dhoma e Përfaqësuesve e Pensilvanisë, morën pjesë në ceremoni, ku theksuan rëndësinë e trashëgimisë së Skënderbeut për lirinë dhe pavarësinë.

Zbulimi i tabelës me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ishte një moment emocionues. Aktori Xhevat Limani solli figurën e Skënderbeut në jetë përmes interpretimit të tij, ndërsa ceremonia përfundoi me performanca artistike dhe këngë nga nxënës shqiptarë të veshur me kostume kombëtare. Ky moment do të mbetet një dëshmi e përhershme e kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan në kulturën dhe historinë e qytetit të Filadelfias./Dielli

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme