Search
Close this search box.

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tërhoqi shumë vizitorë

Shpërndaje

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka tërhequr një  numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të këtij muzeu, mbi 55,000 vizitorë kanë vizituar në 9-mujorin e parë muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilët u njohën me historinë dhe traditat shqiptare.

Vetëm gjatë muajit shtator rreth 13,500 turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar këtë muze”, theksoi muzeu.

Mbi 50 % e turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme