ë mërkurën, më 19 mars, një murale mbresëlënës kushtuar prijësit legjendar arbënor, Lekë Dukagjinit, u zbulua në rrugën Crosby Street, në pjesën e poshtme të Manhattanit.
Portreti i Lekë Dukagjinit, me Kanunin në dorë, i rrethuar nga emblema e Shqiponjës me simbolin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, është realizuar dhe kuruar nga Gjin Markaj, duke sjellë një mesazh të fuqishëm për trashëgiminë shqiptare që ka kapërcyer shekujt.
Ideatori dhe kuratori i këtij projekti është Juristi Gjin Markaj, manaxher i De Maimon Corporation, TRY STAR EQUITIES, i cili e realizoi këtë murale me mbështetjen e dugagjinasve në New York.
Zbulimi u bë nga Gjin Markaj dhe Mark Qehaja nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skënderbej Inc., ndërsa në këtë ngjarje historike folën Gjin Markaj, Mark Qehaja, Ded Prendaj dhe Gjovalin Progni, ky i fundit i ardhur nga Shqipëria.